Kacafytet me hajnin në shtëpi, e identifikon, i del i njohur (VIDEO)

Binak Zyma ka raportuar në polici se ka vërejtur katër persona mbrëmë rreth orës 03:00, duke vjedhur në shtëpinë e tij në Demanjë të Gjakovës.

Ai thotë se ka arritur ta identifikojë njërin nga të dyshuarit, derisa e kishte kapur e kishte tentuar ta ndaloj, por ai e kishte sulmuar dhe kishte arritur të largohet së bashku me të dyshuarit e tjerë.

Sipas tij kjo është hera e tretë që përballet me vjedhje dhe beson që kishte qenë i njëjti person iniciatori, të cilin thotë se e njeh prej vitesh.

40 vjeçari që punon me prerje e shitje të drunjve thotë se ia kanë vjedhur tre motorë sharra dhe një gidorë, njofton Klan Kosova.

Ky beson se hajdutët hynë brenda përmes kësaj dere në banjo, ku kanë marrë njërin nga motorët dhe dy të tjerët në katin sipër të shtëpisë.

Drejtori i hetimeve në Policinë e Gjakovës, Emin Hoxha, i tha Klanit përmes telefonit se i dyshuari i identifikuar është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa sipas tij tre personat e tjerë gjenden në arrati, teksa rasti vazhdon të hetohet.

Më Shumë

OVL-UÇK në Prizren i dhuron motor elektrik invalidit të luftës së UÇK-së, Florim Kryeziut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren ka njoftuar se, falë donacionit të kompanisë “Sat Styro”, është dhuruar një motor elektrik për...

Totaj pret ambasadorin slloven, diskutohen projektet në arsim dhe zhvillim ekonomik

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur ambasadorin e Slovenia në Kosovë, Borut Blaj, i shoqëruar nga Milena Radenkovi?. Sipas tij, gjatë takimit është diskutuar...

Lajmet e Fundit