17 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Peticioni për Trustin, kaq nënshkrime janë mbledhur

Nisma e Bekim Haxhiut për tërheqjen e 30 % nga Trusti dështoi në Kuvend, javën që shkoi.

Por, një tjetër iniciativë e njëjtë mund t`u shkojë përsëri para vetës për votim ligjvënësve.

Kjo në rast se dërgohet në legjislativë peticioni me mbi 10 mijë nënshkrime, grumbullimi i të cilave ka nisur tashmë nga vetë qytetarët.

Prijësi i tyre, Adnan Jashari – i vendosur me tendë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë – thotë se nuk po mungon interesimi.

“Sot është dita e parë në Prishtinë. Deri tash janë 250 nënshkrime që janë mbledh nga ora 12:00 vetëm në Prishtinë. Qytetarët përmes kolegëve dhe miqve po i sjellin njerëzit”, u shpreh Jashari për “Front Online”.

Arsyeja e atyre që duan t`i tërheqin kursimet e tyre pensionale tash para se ta arrijnë pleqerinë është e qartë.

“Po më thojnë mezi s`po presim me shku prapë në Kuvend kjo nismë për shkak se paratë iu duhen me përballu krizën ekonomike që e ka kaplu vendin – çmimet e larta”, theksoi Jashari për “Front Online”.

Peticioni i ngjashëm po u shpërndahet qytetarëve edhe në dy komuna tjera, Fushë Kosovë e Han të Elezit.

“Nuk do të ndalemi deri sa t`i arrijmë mbi 10 mijë nënshkrime”, tha ai për Front Online.

Nismën për të propozuar ligje, sipas nenit 79 të Kushtetutës së Kosovës, mund ta marrë Presidenti i Republikës së Kosovës nga fushëveprimtaria e saj/tij, Qeveria, deputetët e Kuvendit, ose më së paku dhjetëmijë qytetarë, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj./Front Online/

Më Shumë

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Zhduket një grua në Prizren

Një grua është raportuar e zhdukur në Prizren.   Sipas raportit të policisë, e njëjta është larguar nga shtëpia më 3 maj rreth orës 15:00. Rasti nën...

Lajmet e Fundit