Përleshje në Prizren: Theret me thikë një person, dërgohet në spital

Një ngatërresë mes të rinjve ka ndodhur sot në lagjen Ortakoll të Prizrenit, rreth orës 13:30, raporton Gazeta Sinjali.

Përleshja, motivet e së cilës ende nuk dihen ka eskaluar në përdorimin e thikës, me ç’rast lëndime ka pësuar një person.

Për pasojë, i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit rajonal të Prizrenit.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se Policia është njoftuar për rastin pasi viktima është dërguar në spital për trajtim, me ç’rast një patrullë policore ka marrë deklaratën e viktimës.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një përleshje mes viktimës dhe një personi tjetër (emër i njohur për redaksinë), i cili e kishte therur me thikë atë, duke i shkaktuar plagë.

Policia ka kapur të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor, ku e ka mohuar ta ketë therur viktimën.

Sinjali është në pritje edhe të një konfirmimi zyrtar nga Policia dhe do të ju mbajë të informuar me detaje të reja.

Më Shumë

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Lajmet e Fundit