Arrestohet një grua në Dragash, sulmoi vjehrrën e saj

Një grua është arrestuar në Dragash.
Ajo dyshohet se sulmoi vjehrrën e saj.

Sinjali mëson se këtë herë në rast janë përfshirë nusja dhe vjehrra, pasi kjo e fundit e denoncoi gruan e djalit për dhunën dhe presionin që sipas saj ajo ia ka shkaktuar.

E dyshuara V.H., 44-vjeçare u arrestua po akuzohet nga vjehrra se e ka sulmuar, për shkak të një mosmarrëveshje të momentit, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Pasi Policia ka marrë informacionin, ka shoqëruar palët në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin.

 

Me urdhër të prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarës kanë nisur hetimet për veprat penale “sulm dhe “dhunë në familje”.

Më Shumë

Bashkimi dhe Trepça sonte në Prizren, vazhdon beteja për titullin kampion

Seria finale e “Play-off”-it në ProCredit Superligë vazhdon sonte në Prizren, ku Bashkimi pret Trepçën në ndeshjen e tretë të finales. Takimi zhvillohet në palestrën...

Aksion i Krimeve Ekonomike dhe Doganës në Prizren, bastisen disa argjendari

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës me asistencën e Doganës së Kosovës janë duke zhvilluar aksion në disa argjendari në Prizren. Aksioni është zhvilluar fillimisht...

Lajmet e Fundit