3.7 C
Prizren
E enjte, 15 Janar, 2026

Rikthimi i infektimeve me COVID-19, për një javë u konfirmuan 2 mijë raste të reja dhe tre qytetarë humbën jetën

Numër i lartë i infektimeve me COVID-19 ka përfshirë vendin tonë gjatë ditëve të fundit.Kjo situatë ka ngjallur frikë për shpërthimin e një vale të re të coronavirusit, shkruan Telegrafi.

Me një situatë të tillë nuk po përballet vetëm Kosova, rritje të rasteve me COVID-19 ka pasur edhe në vendet e rajonit dhe në botë.

Vetëm gjatë javës së kaluar në vendin tonë janë konfirmuar 2 mijë e 7 raste të reja, kurse tre qytetarë kanë humbur jetën.

Numri më i lartë i infektimeve në javën që lam pas ishte ditën e premte ku u konfirmuan 407 raste. Numri i rasteve aktive ka arritur në 2 mijë e 169.

Tani për tani, ende nuk ka ndonjë paralajmërim nga institucionet shëndetësore në Kosovë për ndryshim të masave anti-Covid, përveç thirrjeve për vaksinim.

Ministria e Shëndetësisë në një njoftim ditë më parë bëri të ditur se ka aprovuar marrjen e dozës së katërt të vaksinës kundër COVID-19 për personat e moshës mbi 60 vjeç, të cilët e kanë marrë dozën e tretë së paku katër muaj më parë.

MSh gjithashtu njoftoi se si pasojë e rritjes së rasteve ka filluar të rritet edhe ngarkesa spitalore.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas masave në fuqi, u rekomandon qytetarëve bartjen e maskave mbrojtëse në hapësira të brendshme si dhe vaksinimin me dozat e vaksinës sipas grup-moshave të lejuara për vaksinim. Ndryshimi eventual i masave në fuqi, do të mund të bëhet sipas rekomandimeve të institucioneve relevante dhe ekspertëve, në varësi të situatës epidemiologjike dhe projeksioneve rreth zhvillimit të saj”, thuhej në njoftimin e MSh-së.

Më Shumë

Dy të lënduar në Sllapuzhan të Suharekës, u therën me thikë nga një person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore pasi të njëjtit ishin ther me thikë nga...

Uji i pijshëm ende i papërdorshëm në Studenqan dhe Dobërdëlan të Suharekës

Në njësinë e Suharekës, konkretisht në fshatrat Studenqan dhe Dobërdëlan, pas ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijes për më shumë se 48 orë,...

Lajmet e Fundit