10.2 C
Prizren
E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Prizren: Kërkohet paraburgim kundër katër të pandehurve për rastin e grabitjes në market

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren, kundër të pandehurve: S.K., D.S., G.P., dhe L.B.

Sipas kërkesës së prokurorisë, me datë 12.06.2022 rreth orës 21:35 në rrugën “Besim Shala” në Prizren, saktësisht në një market pronë e të dëmtuarit G.B., nga fshati Hoqë e Qytetit, në bashkëkryerje përmes armës, përdorimit të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër – të dëmtuarave Y.B., dhe F.V., (punëtore të marketit në fjalë), me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, në atë mënyrë që futen në market, me ç’rast i pandehuri S.K., ia drejton armën e zjarrit – pistoletën punëtoreve të marketit, derisa i pandehuri G.P., së bashku me të pandehurit L.B., dhe D.S., shfrytëzojnë momentin e volitshëm, me ç’rast arrijnë t’i marrin nga arka e marketit shumën e parave prej 600 euro (gjashtëqind euro) dhe largohen nga vendi i ngjarjes në drejtim të rrugës së Nashecit.

Në këtë mënyrë në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Më Shumë

Arrestohet një person në Prizren për kanosje ndaj policit

Një person është arrestuar pas një incidenti në "Kthesën e Buqes" në Prizren, ku dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor gjatë shqiptuarjes së...

Kendall Jenner shfaqet nudo nga pushimi i saj luksoz

Kendall Jenner e shënoi 30-vjetorin e saj me një festë të paharrueshme në një ishull privat, ku plazhet e bardha dhe ujërat e kaltër...

Lajmet e Fundit