10.7 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025

Latifi: E kam 100% përkrahjen e Kurtit, jap dorëheqje nëse s’ua mbaj anën mjekëve

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, tha se ai e ka përkrahjen 100 për qind të kryeministrit Albin Kurti për punën që ai po e bën në këtë dikaster qeveritar.

Latifi tha se në momentin kur ai e gjykon se Shëndetësia nuk është prioritet i qeverisë, ai kthehet në Amerikë.

“Jam shumë i sigurt se qeveria e sidomos kryeministri Kurti që shëndetësinë e ka top prioritet. Nuk mund të kemi siguri kombëtare nëse nuk kemi shëndetësi të avancuar”, është shprehur Latifi në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Ai, tutje tha se ka vënë bast me 40 anëtarët e Komisionit të Shëndetësisë, se nëse ata gjejnë një problem të ri të krijuar e që nuk është i viteve të kaluara ai do t’i qeras ata me drekë.

“Unë e kam thënë se në 40 anëtarë të Komisionit të Shëndetësisë, nëse ju e gjeni një problem të ri, që s’është i viteve të fundit, unë iu çoj në drekë. Por, ne i kemi këto probleme të grumbulluara me kohë. Unë do të bëjë gjithçka është e mundur intelektualisht e politikisht që t’i zbusim të gjitha këto probleme sepse s’është e mundur t’i zhdukim, s’ka asnjë vend në botë që t’i zhdukin të gjitha probleme në shëndetësi”, është shprehur Latifi, njofton Klankosova.tv.

Më Shumë

Pamje nga aksidenti mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës

Një aksident trafiku ndodhi sot mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës, rrugës për Carralevë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për...

Krimi i rëndë në Prizren, nga QKUK-ja flasin për gjendjen shëndetësore të 11-vjeçares

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren. M. Gorenc, dyshohet se e ka vrarë me thikë vajzën e tij 15 vjeçare S.Gorenc. Plagë nga...

Lajmet e Fundit