11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Cristiano Ronaldo thuhet të ketë injektuar botoks për zmadhimin e organit gjenital

Sipas raportimeve, Cristiano Ronaldo i është nënshtruar një trajtimi për të rritur trashësinë e organit gjenital deri në 2.5 centimetra.

Në moshën 37-vjeçare, superylli portugez mbetet një sportist elitar që e mban në mënyrën më të mirë gjendjen e tij fizike me synimin për ta shtyrë sa më shumë daljen në pension nga loja e bukur.

Përbërësit e këtij suksesi të zgjatur të korrur nga lojtari aktual i Manchester Unitedit gjatë gjithë karrierës së tij, kanë përfshirë fokusin në një dietë dhe stil jetese të shëndetshëm, si dhe rutinat e ushtrimeve me regjim para dhe pas stërvitjeve.

Krahas shprehive për të zgjatur karrierën në futboll, ka lindur një tjetër nxitje, lidhur me botoksin që Ronaldo i është nënshtruar disa herë për të luftuar rrudhat në fytyrën e tij. Sipas gazetës spanjolle, La Razon, futbollisti i është nënshtruar një trajtimi të ri, por në një zonë tjetër dhe më intime të trupit – në organin gjenital.

Trajtimi thuhet se është thjesht nga pikëpamja estetike, përmes aplikimit të toksinës botulinum, siç njihet më shpesh botoksi që synon të rritë perimetrin e penisit.

Studimet shkencore të cituara mbështesin idenë se me këtë procedurë, trashësia rritet midis 1.0 dhe 2.5 centimetra në perimetër, efekt që pritet të zgjatë për të paktën dy vjet. Pastaj, Cristiano ka të ngjarë të kthehet në një klinikë për t’iu nënshtruar përsëri këtij trajtimi, nëse rezulton efektiv.

(Foto: Instagram/cristiano)

“Është një substancë e butë, e ngjashme me xhel, që gjendet natyrshëm në trup” thotë Mohamad El-Ahmed, një nga meshkujt e parë që injektoi botoks në organin gjenital. Ai shton se perimetri rritet në dy-tre centimetra dhe efekti zgjat nga 18 deri në 24 muaj – transmeton AS.

Kjo teknikë estetike, shumë e kërkuar nga aktorët e filmave pornografikë, ofron kënaqësi personale për shkak të rezultateve të shkëlqyera që besohet të ketë. Megjithatë, vlen të theksohet se suksesi nuk garantohet për të gjithë pacientët.

Duke pasur parasysh se CR7 modelon për markën e tij të të brendshmeve, padyshim që fansat do t’i vëzhgojnë me vëmendje rezultatet. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/cristiano)

Më Shumë

Bëhen të ditura terminet për ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të playoffit

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj terminet e ndeshjeve të dyta të serive gjysmëfinale të playoffit. Peja, që...

Konfiskohet drogë në vlerë rreth 70 mijë euro në Suharekë, arrstohen katër të dyshuar

Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe prokurorinë, kanë arrit të realizojnë identifikimin e katër personave të...

Lajmet e Fundit