Haller kryen operacionin, mungon disa muaj

Sebastien Haller disa ditë më parë u diagnostifikua me turmor testikular. Sulmuesi u detyrua të braktiste fazën përgatitore me skuadrën e re, Borussia Dortmund-in, duke u shtruar në spital.

Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Sebastian Kehl ka dhënë përditësimin më të fundit rreth ish-sulmuesit te Ajax-it.

“Sebastien iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm javën e kaluar”, tha Kehl.

“Gjetjet janë ende duke u analizuar, rruga e trajtimit po diskutohet tani, ka rrugë të ndryshme për të ndjekur”.

“Sigurisht që do të jemi pa të për disa muaj”, vijoi ai.

Sa i përket mënyrës sesi Dortmund-i do të zëvendësojë sulmuesin, i cili iu bashkua klubit nga Ajax në fillim të kësaj vere, Kehl tha “Ne po përgatitemi për skenarë të ndryshëm. Ne po punojmë për opsione dhe ide të ndryshme”.

“Për momentin, asgjë nuk është konkrete. Sinqerisht, mendoj se skuadra jonë na ofron shumë mundësi”, përfundoi Kehl.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Shkurte Fejza takon ish-presidentin Clinton: Mirënjohje nga zemra në emër të popullit të Kosovës

Këngëtarja e njohur shqiptare Shkurte Fejza ka takuar në SHBA ish-presidentin Bill Clinton. Lajmin e ka bërë me dije vet këngëtarja në rrjetet sociale. Shkurte Fejza...

Liria luan ndeshjen e fundit në shtëpi, pret Suharekën në Prizren

Liria do të zhvillojë ndeshjen e fundit si vendase në këtë sezon të Raiffeisen Liga e Parë, ku do të përballet me Suharekën. Takimi...

Lajmet e Fundit