Panairi i librit në Prizren, çmimet e volitshme – Video

Në Prizren është hapur Panairi i Librit, ku shtëpi të ndryshme botuese kanë ekspozuar libra të autorëve vendorë e të huaj. Kërkesat më të mëdha edhe në këtë panair ishin librat shkencorë dhe ata të historisë.

Për të 14-tën herë me radhë në Prizren po mbahet Panairi i librit, ku po marrin pjesë 20 shtëpi botuese nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia. Pasionantët e leximit thonë se ka një shumëllojshmëri të librave.

“Gjeta libra të cilët shiteshin poshtë çmimit real, bile dy-trefishë. Kjo më gëzoi pak. Kishte mundësi për ata që janë të interesuar që të bëjnë një koleksion shumë të mirë të klasikëve të letërsisë botërore. Por, edhe nga letërsia jonë pashë botime interesante”, ka theksuar Skënder Berisha, vizitor i këtij panairi.

Edhe në këtë panair interesimi ishte i vogël . “Interesimi i qytetarëve nuk është edhe shumë i kënaqshëm. Mirëpo, po mundohemi ta bëjmë sa më të mirë që një qytetar ta blejë një libër dhe ta lexojë në shtëpinë e tij”, ka thënë Rrahim Bajrami, pjesë e ekipit organizator të këtij panairi.

Kërkesat më të mëdha në edicionin e 14 të panairit të librit ishin për libra shkencorë, e që disa qytetarë thanë se librat e këtij lloji nuk ishin në sasi të mjaftueshme. “Kishte libra të zhanreve të ndryshme, çmimet ishin të përshtatshme edhe prej autorëve vendorë, por kishte edhe shumë vepra të autorëve të huaj të cilët po janë joshës sidomos për gjeneratat e reja”, ka thënë një tjetër vizitor.

Edicioni i 14 i panairit të librit, ku janë ekspozuar pothuajse të gjithë kategoritë e librave është i hapur në “Sheshin e Lidhjes” deri të dielën.

Detajet i sjell kronika e mëposhtme:

Më Shumë

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Lajmet e Fundit