Prizren, çel siparin edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur

Mbrëmë në Prizren, filloi edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në ambient të hapur, “PrizrenFest”.

Deri më 4 gusht 2022, në shtatë skena të ndryshme teatri, do të realizohen dhjetë shfaqje: nga Italia, Rumania, Turqia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova.

Përveç shfaqjeve, do të realizohen edhe panele diskutimi, punëtori dhe ekspozita të ndryshme në kuadër të programit plotësues të feativalit.

“PrizrenFest”, krahas festivaleve dhe ngjarjeve të tjera kulturore të cilat po mbështeten nga Komuna e Prizrenit, padyshim po e rikthejnë qytetin tonë në hartën e qyteteve kulturore./ PrizrenPress.com

May be an image of 9 people, people standing and outdoors

Më Shumë

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit