Lëndohet një i ri në Dragash/ U mundua ta ndal veturën që u nis vetë nga parkingu

Një incident i rëndë ka ndodhur të hënën në Dragash, ku një person është dërguar pa vetëdije në spital si pasojë e lëndimeve të marra aksidentalisht, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se 24-vjeçari është dërguar atje në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pa qenë në gjendje të komunikojë. Fillimisht është menduar që ai ka pësuar vetaksident pasi vetura e tij ishte e përplasur në një pemë dhe për këtë është njoftuar Policia e Kosovës.

Por pasi u këndell, 24-vjeçari ka deklaruar para policëve se është lënduar pasi vetura e tij që ishte e parkuar kishte dalë vetë nga shpejtësia dhe ishte nisur në rrugë të pjerrtë.

Duke tentuar që ta ndalojë, i riu i kishte dalë përpara dhe vetura e kishte shypur për peme.

Sinjali mëson se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe për këtë arsye vazhdon të trajtohet në Spitalin Rajonal në Prizren për disa ditë me radhë.

Më Shumë

Komuna e Suharekës vazhdon dëgjimet publike për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të disa fshatrave në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit (KAB)...

Vetëvendosje takon rininë e Prizrenit

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore. Në këtë aktivitet mori...

Lajmet e Fundit