Nagavci: MASHTI ka bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor

Ministrja e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka mbajtur konferencë për medie lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor.

Ajo theksoi që në fillim se MASHTI ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit te ri shkollor.

Më tej, ministrja Nagavci sqaroi se që nga fillimi i mandatit ka pasur takime te vazhdueshme në nivel komunash, duke i marrë të dhënat për tekste shkollore për të filluar shpërndarja e tyre nëpër komuna.

“Sivjet te gjithë nxënësit, nga klasa e parë e deri te nëntën do të pajisen me tekste të reja shkollore”, tha mes tjerash, ministrja Nagavci.

Më Shumë

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

ZKA gjen varg shkeljesh në Prizren: Keqklasifikim milionash, kontrata pa para dhe nënvlerësim të pasurisë

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka lëshuar një opinion të kualifikuar për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Prizrenit për vitin 2025. Raporti ka...

Lajmet e Fundit