Arrestohet një person në Prizren, policia i gjeti heroinë në veturë

Një person është arrestuar në autostradë, në Prizren, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur dhe konfiskuar 6 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë rreth 3 kg e 197 gr, shkruan PrizrenPress

Gjithashtu policia ka konfiskuar edhe para të gatshme në euro, denar të Maqedonisë, një telefon Samsung, një pasaportë dhe letërnjoftim të Maqedonisë Veriore.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Autostradë, 20.08.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur dhe konfiskuar 6 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit Heroinë me peshë rreth 3 kg e 197 gr, para të gatshme në euro, denar të Maqedonisë, një telefon Samsung, një pasaportë dhe letërnjoftim të Maqedonisë Veriore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë policor./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Aksidentohet një kamion në autostradë, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Një aksident me një kamion ka ndodhur sot paradite në autostradë, në drejtimin Prizren-Prishtinë. Për pasojë dy persona kërkuan ndihmë mjekësore. Lajmin për Gazetën Express...

Sot Liria dhe Dinamo përballen në sfidën e barazhit

Sot zhvillohet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë, duel që do të përcaktojë skuadrën finaliste për një vend në Superligën e Kosovës për...

Lajmet e Fundit