Mësimdhënësit në grevë, s’e mbajnë as Testin e Maturës

Greva e paralajmëruar për të nisur nga e enjtja mund të prekë edhe organizimin e Testit Shtetëror të Maturës.

Kjo meqenëse mësimdhënësit e konfirmuar të marrin pjesë në proces, pritet që të mos bëhen pjesë, ngase kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, deklaroi se duke e respektuar ligjin e grevave ata do të jenë pjesë e grevës.

“Le te gjejnë njerëzit e tyre dhe ta organizojnë dhe vëzhgojnë testin e maturës”, deklaroi Jasharaj për Klan Kosovën.

Nga dikasteri i arsimit, shefi i Divizionit për Vlerësim, Fatmir Elezi, tha se kjo nuk konsiderohet e arsyeshme, meqë për administrim të njëjtit marrin pagesë shtesë, derisa sipas tij, nëse lajmërimi për mospjesëmarrje bëhet deri të premten zëvendësimi mund të bëhet.

“Nëse ata bëjnë lajmërimin deri të premten ne do të bëjmë zgjidhje. Por deri më tani nuk ka indicie për bojkotimin e testit të maturës nga ana e mësimdhënësve”, deklaroi Elazi.

Me ose pa grevë, rreth 4,800 maturantë pritet t’i nënshtrohen testit në 65 qendra, ku do të përgjigjen në 100 kërkesa.

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Qindra qytetarë në Mejdan – rikthehet spektakli i pehlivanëve në Opojë pas shumë vitesh

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, këtë vit u rikthye pas shumë vitesh një nga traditat...

Lajmet e Fundit