3.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Rina Balaj konfirmon ndarjen nga Sin Boy

Artistja e njohur, Rina Balaj përveç karrierës muzikore është mjaft e komentuar edhe për jetë e saj private.

Këngëtarja nga Istogu ditë më parë u përfol për ndarjen nga partneri prej shumë vitesh, reperi Sin Boy.

Foto: Rina Balaj/Instagram

“Nuk jam person që I dua dramat, dua të ndaj karrierën time dhe atë që dua të ndaj me fansat, diçka pozitive, po është e vërtetë që unë dhe Sin Boy jemi distancuar tash e një kohë të gjatë, në muzikë nuk jemi ndarë, kemi punuar, ndarja është bërë publike për shkak se unë e Sin Boy nuk e ndjekim më njëri-tjetrin në Instagram”, u shpreh këngëtarja.

“Me Sin Boy kam kaluar shumë mirë, por jeta është e tillë”, ka thënë tutje Rina.

Foto: Instagram

Ndërkaq, sa I përket muzikës, Rina foli edhe për mos prezencën në koncerte dhe mbrëmje muzikore.

“Nuk kam dëshirë të jem larg fansave, por kam pasur nevojë të gjej vetën, çdo vit njeri ndryshon, edhe dëshirat ndryshojnë, kam pas dëshirë të pauzoj të gjej veten prapë dhe të rikthehem”, tha Rina.

Foto: Instagram

“Balerina” është albumi im i parë, këngët nuk kanë qenë për sezon ashtu siç po bëhen tash, kanë qenë këngë të momentit, njerëzve ju ka pëlqyer, në krejt këngët jam unë si Rinë, i kam bërë ashtu siç jam ndjerë”.

Kujtojmë që projekti i saj i fundit mban titullin “Si ti” që është një bashkëpunim me tashmë ish-partnerin, Sin Boy. /Telegrafi/

Më Shumë

Përfundon stinori vjeshtor, Rahoveci dimëron në vendin e parë

Me tri ndeshje të zhvilluara të enjten, ka përfunduar stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Skuadrat favorite nuk kanë...

Muzeu ‘Ismail Kadare’ në Gjirokastër, rreth 8 mijë vizitorë gjatë gjithë vitit

Muzeu i shkrimtarit të letrave shqipe Ismail Kadare ka qenë një prej aseteve më të frekuentuara turistike që prej fillimit të vitit 2024 e...

Lajmet e Fundit