“Hardh Fest” është i veçantë si festival sepse i dedikohet një tradite specifike sikurse vjelja rrushit dhe përgaditja e tij për verëra e raki, por festivali ka edhe një veçanti prej tjera eventeve që nuk kanë “muzikën” ne qendër. Ka vite që festivali ka ndërtuar një imazh të veçantë për muzikën që lëshon, duke u fokusuar në pop-rock.
Këtë edicion, përzgjedhja është mes bendeve të reja rock nga Kosova, yllit të popit dhe rockut në Shqipëri dhe rock ‘n’ rolla artistit ndërkombëtare Kip Winger.
Këta janë këngëtarët që do të këndojnë në tri netët e festivalit.
E PREMTE – Alban Skenderaj në Rahovec
Nëse shkoni në Hardh Fest të premtën, atëherë bëhuni gati për një natë të veçantë me muzikë pop mix me disa rock influenca. Këtë ua garanton fillimisht Mentor Haziri i njohur për këngët e tija një përzierje e rock-ut me pop që për vite ishte super i famshëm edhe me bendin e tij. Para tij do të performojë Hysen Kafexhiu me bendin e tij, teksa ylli i mbrëmjes është këngëtari Alban Skenderaj. Ylli i muzikës pop në Shqipëri por edhe në Kosovë do të performojë hitet e tij të njohura teksa nata do të mbyllet me “Dj 029”.
E SHTUNË – TNT apo Kip Winger
“Ti e din se zemrën ta kam dhan. Ti e din që andrrat ti kam falë”. Nëse të kujtohen këto vargje atëherë adresa jote është në Rahovec. Në natën e dytë të “Hardh Fest” grupi i famshëm “TNT” do të kthehet për një koncert të tij duke na rikujtuar edhe njëherë hitin “Moj bjondinë me sytë e zi”.
Por nata e dytë është goxha interesante edhe nëse je gjeneratë që ke dëgjuar Kip Winger. Ai është një kitarist dhe këngëtar amerikan i basit, aktiv si anëtar i grupit rock ëinger dhe si artist solo. Fillimisht ai fitoi famë si anëtar i grupit të Alice Cooper, duke kontribuar me bas dhe vokal në albumet e tij Constrictor dhe Raise Your Fist dhe Yell. Tash vjen në Rahovec për Hardh Fest. Pas tij është koha për “Maarvel Music”.
E DIELË – Rikthimi i Minatorit
Nata e fundit e “Hardh Fest” është një super party. Dy bende të reja të muzikës rock takohen me dy bende të vjetra të muzikës rock. “Telikput” dhe “Zwada”, janë dy bendet e reja që do të hapin natën ndërsa ajo do të vazhdoj me dy super koncerte. I pari është ai Bojken Lakos që do të këndoj në akustikë ndërsa nata do të përmbyllet me rikthimin e bendit “Minatori” pas disa vitesh mungesë në skenë dhe koncerte. Për “Minatorin” s’ka nevojë të tregohet më shumë, vetëm paramendojeni se do ta këndoni së bashku “Mihaaaane” ose “Pse shkove ti”./ Nacionale