Krasniqi në ‘Hardh Fest’: Rahoveci pikëtakim i dashamirëve të verës e muzikës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka qëndruar në Rahovec, ku në kuadër të festivalit “Hardh Fest” ka takuar vreshtarët e kësaj komune.

Krasniqi, përmes një postimi në “Facebook”, thotë se qëndroi në shoqërinë e miqve e dashamirëve dhe bashkëbisedoi me qytetarë të shumtë nga e tërë Kosova.

“Në qytetin e rrushit, vreshtave e verërave – në Rahovec, në një atmosferë miqësore e mikpritëse, u mblodhëm për ‘ca kokrra rrushi’ në “Hardh Fest”, shkruan kryetari i PDK-së.

Më Shumë

Biblioteka e Prizrenit shënon 1 Qershorin me aktivitet festiv për fëmijë

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kopshti “Perspektiva”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit të Prizrenit, organizoi një aktivitet të...

Në datëlindjen e 90-të të ikonës së kinematografisë shqiptare

Nga Fahri Musliu Më 1 Qershor të vitit 1936, u lind në Sarajevë, i mbështjellë me pëlhurë (këmishëz), se ashtu thonë se lindin njerëzit me...

Lajmet e Fundit