Kryetari i FFK-së priti në takim deputeten Duda Balje dhe zëvendësministrin Almir Veliji

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur, sot, në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje dhe zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji.

Gjatë këtij takimi u diskutua në përgjithësi për rrjedhën e futbollit të Kosovës dhe synimin e FFK-së për shtrirjen infrastrukturore të futbollit në çdo cep të vendit dhe tek çdo komunitet. Temë diskutimi ishte edhe përfshirja sa më e madhe e komunitetit boshnjak në futboll, me theks të veçantë krijimi i mundësive për inkuadrim në gara të klubit nga Mushnikova e Prizrenit.

Presidenti Ademi shprehu gatishmërinë e tij dhe të FFK-së për ta ndihmuar komunitetin e futbollit në Mushnikovë, i cili vepron me 80 deri 90 futbollistë të të gjitha grupmoshave, fillimisht me edukimin dhe licencimin e trajnerëve e më pas edhe me përkrahje të infrastrukturës, në mënyrë që talentet e komunitetit boshnjak dhe jo vetëm nga kjo trevë, të kenë mundësi të barabarta për zhvillimin e futbollit.

Nga ana e tyre deputetja Balje dhe zëvendësministri Veliji e falënderuan kreun e FFK-së për mikpritjen dhe gatishmërinë për ta ndihmuar komunitetin boshnjak dhe u zotuan se edhe ata do ta japin mbështetjen e tyre institucionale në krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillimin e futbollit.

Më Shumë

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit