15.7 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Kampionët nisin mbrojtjen e titullit, Bunjaku optimist

Golden Eagle Ylli është kampion në dy vitet e fundit në basketbollin e Kosovës. Therandasit në fundjavë nisin misionin për mbrojtjen e titullit, por që nuk do të jetë aspak lehtë. Valon Bunjaku është rikthyer te Ylli dhe flet për përgatitjet.

“Po mundohemi që të përgatitemi sa më mirë për edicionin e ri. Kampionati fillon shumë shpejt dhe duhet të jemi sa më të gatshëm”, është shprehur Bunjaku për faqen zyrtare të FBK-së. Ylli në përballjen e parë do të sfidohet nga Rahoveci, ndërsa të gjitha skuadrat kanë bërë përforcime.

“Ylli është kampion dhe sigurisht se nuk është lehtë të mbrosh titullin. Sidoqoftë, do të bëjmë përpjekje maksimale të arrijmë qëllimet tona”, ka shtuar tutje basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës. Kampionët e Kosovës për herë do të marrin pjesë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ku do të ndeshen me Benficën, ndeshje që zhvillohet më 21 shtator në Portugali.

“Për ne është shumë e rëndësishme të kemi paraqitje sa më të mira në garat ndërkombëtare. E dimë se sa të rëndësishme janë këto gara, jo vetëm për klubin tonë, por edhe basketbollin e Kosovës, andaj do të angazhohemi maksimalisht për paraqitje sa më të mirë”, ka deklaruar Bunjaku.

Ylli gjithashtu do të garojë në Ligën Unike, ku ishte finalist edicionin e kaluar. Superkupa Mbarëkombëtare do të zhvillohet më 5/6 tetor në Mitrovicë, ku therandasit shpresojnë të përsëritin suksesin e edicionit të kaluar. Golden Eagle Ylli kishte mundur në finale Sigal Prishtinën në Shkodër. Ky ishte trofeu i parë i kësaj gare.

Më Shumë

Arrestohet një 17-vjeçar në Rapç të Dragashit për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Një 17-vjeçar është arrestuar të enjten në fshatin Rapç të Dragashit, në një manifestim tradicional ku morën pjesë mijëra qytetar nga kjo zonë. Këtë e...

Kryeziu: Presidentja Osmani mund të shpëtojë Kosovën nga kriza

Ditën e djeshme e para e vendit, Vjosa Osmani ka shprehur gatishmëri për një takim bashkë më liderët e partive politike. E lidhur me këtë...

Lajmet e Fundit