8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Vazhdon greva në arsim, ende s’ka marrëveshje mes SBASHK-ut dhe Qeverisë

Greva në arsim ka hyrë në javën e tretë, derisa arritja e një marrëveshjeje mes Bashkimit të Sindikatave të Pavarura dhe Qeverisë së Kosovës nuk duket që është afër.

Si pasojë e kësaj, nxënësit edhe këtë të hënë nuk do të kthehen në shkolla, pasi SBASHK-u ka vendosur që greva të vazhdojë, transmeton Klankosova.tv.

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës, duke e quajtur si të paarsyeshme kërkesën e SBASHK-ut për 100 euro shtesë.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka theksuar se kanë zhvilluar mbi 30 takime me sindikatat, por që sipas tij, po mungon gatshmëria nga sindikatat për të ecur përpara.

Gjithsej janë zhvilluar mbi 30 takime ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave. Pra komunikim ka pasur. Takime ka pasur. Pjesa më e madhe kërkesave sindikale janë adresuar ose janë duke u adresuar. Mungon arsyeshmëria e kërkesës për 100 euro shtesë dhe gatishmëria nga sindikatat për ecur përpara”.

Ndryshe, greva e SBASHK-ut ka filluar më 25 gusht.

Më Shumë

Shishko përgëzon Junior 06 pas sukseseve në U14 dhe U16

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Prizren, Ajlin Shishko, ka përgëzuar klubin e basketbollit Junior 06 për rezultatet e arritura...

Richard Gere: Dola i veshur si një i pastrehë… vetëm një grua ma dha pak ushqim…

Nga Richard Gere Kur shkova i maskuar në Nju-Jork, i veshur si një i pastrehë, askush nuk më vuri re. E ndjeva se çfarë do të...

Lajmet e Fundit