Listës Guxo i ik një asamblist në Malishevë, Arlind Morina rikthehet në LDK

Arlind Morina, asamblist nga Lista Guxo në Kuvendin Komunal të Malishevës tashmë është rikthyer në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Rikthimi i tij në LDK është bërë shkaku i reformave të thella, ka thënë Morina për Indeksonline.

“Rikthimi im në LDK ka ndodhur si shkas i reformave të thella që kanë ndodhur mbas zgjedhjeve qendrore, duke parë që kryetari Lumir Abdixhiku ka filluar një politikë të re duke reformuar shumë degë të LDK-së, njëra ndër to edhe dega e LDK-së në Malishevë”, u shpreh ai.

Morina është i bindur se në Lidhjen Demokratike të Kosovës është e ardhmja politike.

LDK është pjesë e qeverisjes lokale në Malishevë. Ajo udhëheq me tri drejtori në këtë komunë si dhe ka postin e kryesuesit të kuvendit komunal.

Pas largimit të Morinës nga Guxo, tashmë kjo parti në Malishevë ka vetëm një asamblist.

Më Shumë

“Nuk është lajmëruar qe dy ditë” – zhduket 24-vjeçarja nga Prizreni, bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë

Një rast i zhdukjes së një të reje po hetohet në Prizren, pasi B. D. rreth 24 vjeç është larguar nga shtëpia dhe nuk...

Arpagjik’t me mesazh pas finales: Shihemi sezonin tjetër me një Bashkim edhe më të fortë

Grupi i tifozëve “Arpagjik’t Prizren” ka reaguar pas përfundimit të sezonit të KB Bashkimi, duke falënderuar tifozët për përkrahjen gjatë gjithë kampionatit dhe duke...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit