15.2 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Manchester City ka një objektiv për 2023, Rafael Leao

Rafael Leao është një nga lojtarët që Pep Guardiola pëlqen më shumë për momentin.

Sipas raportimeve të “Calcio Mercato”, City po tenton të krijojë tridhembëshin Leao – Erling Haaland – Phil Foden, nga vera e 2023.

Leao është lojtar i shpejtë, teknik, driblon mirë dhe përshtatet me filozofinë e skuadrës së Guardiola-s. Gjithashtu, portugezi është gati të hedh hapin e madh në karrierë, drejt një klubi që lufton për trofe në Evropë.

Real Madrid është skuadra tjetër që ka shfaqur interes për Leao-n dhe me të cilin City do të duhet të konkurojë për shërbimet e anësorit.

Milan-i e vlerëson kartonin e portugezit jo më pak se 100 milionë euro. Leao u bë pjesë e skuadrës italiane në gushtin e 2019 pasi mbërriti nga Lille për 30 milionë euro.

23-vjeçari numëron 30 gola dhe 25 asistime në 122 paraqitje në të gjitha garat me Milan-in. Sezonin e fundit në Serie A, ai e mbylli me 11 gola dhe 10 asistime, duke qenë lojtari më i mirë i elitës së futbollit italian.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Bashkimi humb Kenny Wooten para ndeshjes vendimtare ndaj Borës

Bashkimi ka marrë një lajm të rëndë para ndeshjes vendimtare të sezonit, pasi qendra amerikane Kenny Wooten ka pësuar një lëndim në dorën e...

“Prapë nata erdhi” – kënga e re e Mentor Mazrekut vjen si baladë e lehtë

Këngëtari Mentor Mazreku ka publikuar këngën e tij më të re, të titulluar “Prapë nata erdhi”, duke sjellë një projekt të ri që vjen...

Lajmet e Fundit