Ndalohet shtetasi i Shqipërisë në Vërmicë, kishte 1.3 ton ushqim për shpezë pa dokumentacion

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë në pikën kufitare në Vërmicë, ndërsa në të janë gjetur 1.3 ton ushqim për shpezë pa dokumentacion përkatës.

Siç ka njoftuar Policia, shoferi i automjetit, shtetas i Shqipërisë, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa automjeti dhe malli janë sekuestruar përkohësisht.

Në vend të ngjarjes doli edhe inspektori i ATK-së. Rasti është cilësuar nga Policia si “tregti e ndaluar”.

Çfarë mund të mos keni parë këtë verë te Shatërvani në Prizren?

Më Shumë

Selmanaj: LDK në Prizren vazhdon mobilizimin për zgjedhjet parlamentare

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se është zhvilluar një takim i përbashkët me kandidatët për deputetë nga Dega e LDK-së...

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Lajmet e Fundit