Murati: Përkundër sfidave, ekonomia e Kosovës po tregon qëndrueshmëri

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, tha se përkundër sfidave të vazhdueshme globale, ekonomia e vendit tonë po tregon qëndrueshmëri të jashtëzakonshme duke vazhduar zgjerimin edhe në tremujorin e dytë të këtij viti.

 

“Kjo vërehet edhe në trendin e qarkullimit të bizneseve në vend. Si qeveri: kemi zhvilluar fushatën e vaksinimit më efektiven në rajon, gjë që ka mundësuar heqjen më të shpejtë të kufizimeve dhe hapjen e tërësishme të ekonomisë, kemi subvencionuar çmimin e energjisë elektrike, gjë që mundëson bizneset tona të jenë më konkurrente dhe të rrisin eksportin, kemi mbështetur prodhuesit në zgjerimin e kapaciteteve të tyre, duke subvencionuar 20% të vlerës së kredisë investuese, kemi rritur subvencionet në bujqësi duke trefishuar mbështetjen për grurin e duke rritur mbështetjen për produktet e kulturat tjera, kemi miratuar e shpërndarë pako masash, më shumë se cilado qeveri tjetër, për të mbështetur familjet në nevojë e rritur fuqinë e tyre blerëse, e shumë e shumë masa e veprime tjera, çdoherë në shërbim të mbështetjes së ekonomisë e bizneseve për të rritur prodhimin, eksportet e punësimin”, ka shkruar Murati në “Facebook”.No photo description available.

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit