Oleksandr Usyk zbulon se kur dhe ku do të pensionohet nga boksi profesionist

Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk ka pohuar se ka në plan të tërhiqet pas tre ndeshjeve të ardhshme.

Ai mbetet i pamposhtur në karrierën e tij dhe i renditur është ndër boksierët më të mirë në peshat e renda në botë, për momentin, pas fitoreve të njëpasnjëshme ndaj Anthony Joshua.

Në moshën 35-vjeçare, Usyk, duke folur në kanalin në YouTube të kompanisë së tij të promovimit “Usyk-17”, ka pranuar se pensionimi nuk është shumë larg.

Megjithatë, ai dëshiron të ndeshet si me Tyson Fury ashtu edhe me Canelo Alverez përpara se të ngrejë dorezat përgjithmonë.

“Mund të kem maksimumi edhe tre sfida të tjera. Është gjëja më realiste të jem në top-formën time, me Fury, Canelo dhe një ndeshje lamtumire në Olimpiyskiy”, tha Usyk, duke theksuar se ndeshja e tij e fundit do të jetë në Ukrainë.

“Me Canelo, ai tha se donte të luftonte me mua. Do të ishte një ndeshje fantastike vetëm për hir të fitimit të parave. Njerëzit thonë se jam një fanatik. Pse jo?”, vijoi ukrainasi.

Usyk megjithatë pranoi se ai synon të mbrojë titujt e tij vetëm një herë, kundër Fury, përpara se ta mbyllë karrierën me dy ndeshje të tjera.

“Më duhet vetëm të mund Fury-n dhe më pas është koha të tërhiqem”, tha ai.

“Bashkimi i të gjithë rripave është shumë më i rëndësishëm sesa thjesht një ndeshje apo një mbrojtje tjetër”.

“Unë dua të largohem nga Fury dhe nuk dua të punoj aq shumë vetëm për një mbrojtje tjetër. Ka shumë më tepër që mund të arrij”, theksoi boksieri.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Bunarfest nis me pastrimin e shtratit të Lumbardhit në Prizren

Edicioni i ri i Bunarfestit ka nisur në Prizren me aksionin tradicional për pastrimin e shtratit të lumit Lumbardh, duke mbledhur qytetarë, të rinj...

Totaj akuzon Qeverinë për korrupsion: Ka dhënë 2555 kontrata pa tender për 300 mln euro

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka akuzuar qeverinë në detyrë se e njëjta është e korruptuar. Përmes një postimi në Facebook, Totah tha se nga...

Lajmet e Fundit