18.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

SBASHK-u në pritje të mendimeve të anëtarësisë së saj – kjo e qartëson se a do të vazhdohet apo pezullohet greva

Edhe pse greva në arsim ka hyrë në javën e pestë të saj, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK) ende nuk ka një përgjigje konkrete nëse do të pezullohet apo do të vazhdojë greva, kjo pas kërkesës së bërë ditë më parë anëtarësisë së saj.

Reshit Kushaj nga SBASHK-u në një prononcim për Telegrafin ka thënë se janë duke u konsultuar ende me anëtarësinë dhe janë duke i pritur përgjigjet e tyre, për pezullim apo vazhdim të grevës.

Sipas tij, ata sot do t’i takojnë këshillat grevistë në nivel të komunave për të pranuar përgjigjet dhe idetë e tyre për këtë çështje.

“Greva është duke vazhduar, por anëtarësia është duke u konsultuar dhe po i presim përgjigjet prej tyre se çka më tutje. Gjatë ditës së sotme përsëri Këshilli Grevistë, do t’i takojë këshillat Grevistë në nivel të komunave për të pranuar, përgjigjet dhe idetë se çka po na sugjerojnë. Ne nuk kemi shpallur referendum për votim, por përkundrazi ne vetëm kemi dashur që të informojmë anëtarësinë duke bërë analiza”, potencoi ai.

Kushaj po ashtu ka treguar se sot rreth orës 18:00 do të takohen dhe do t’i përpunojnë të dhënat për të arritur tek konkluzioni nëse do vazhdojnë apo jo me grevën në arsim.

“Ne sot në orën 18:00 (por ende se kemi të saktë) do të takohemi, do t’i përpunojmë të dhënat dhe mandej mbetet në duart e këshillit Grevistë qendror që të japin informacionin për media dhe opinionin. Ata janë që e kanë hap grevën dhe ata janë autoriteti që do të mbyllin grevën”, tha ai.

I pyetur se kur pritet të jepet përgjigja përfundimtare për pezullim apo vazhdim të grevës, Kushaj tha: “Mendoj që më shumti gjatë vikendit, dhe kjo mund të bëhet ditën e nesërme”.

Ndërkaq, ai po ashtu tha se ka indikacione nga anëtarësia edhe për pezullim por, edhe për vazhdim të grevës.

“Ka indikacione edhe për vazhdim edhe për pezullim të grevës, por ne me status jemi të obliguar të marrim informatën e saktë nga anëtarët…”, tha ndër të tjera Kushaj për Telegrafin.

Ndryshe, po bëhen pesë javë që kur ka hyrë sektori i arsimit në grevë të përgjithshme në Kosovë, ku mbi 300 mijë nxënës janë privuar nga e drejta për arsimim.

Derisa në njërën anë Sindikata e SBASHK-ut po kërkon shtesën prej 100 euro deri në miratimin e Ligjit për pagat, Qeveria e Kosovës thotë se ka ndarë 50 euro shtesë/ndihmë për të gjithë punëtorët e sektorit publik. /Telegrafi/

Më Shumë

Ballkani fiton dhe ruan kreun e tabelës

Fitore e rëndësishme e Ballkanit në udhëtim te Gjilani sot. Skuadra suharekase takimin e sotëm e fitoi 0-2 (Nazmi Gripshi 49’, Lumbardh Dellova 81’), për ta ruajtur kështu kreun e...

Një muaj paraburgim për shoferen e cila dyshohet për vdekjen e dy personave në Shirokë të Suharekës

Gjykata Themelore në Prizren e ka aprovuar kërkesën për një muaj paraburgim ndaj shoferes e cila është e dyshuar për vdekjen e dy persona...

Lajmet e Fundit