14 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Boban: Kosova me infrastrukturë qëndron më mirë se Kroacia

Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban, është duke qëndruar për vizitë në Kosovë, me ftesë të kryetari të Federatës së Futbollit në Kosovë, Agim Ademit.

Në një konferencë për media, Boban, ka thënë se sa i përket infrastrukturës në futboll, Kosova qëndron më mirë se Serbia, njofton Klan Kosova.

“Unë jam shumë i impresionuar sa shumë Prishtina ka ndryshuar në këto katër vjet. Njerëzit këtu meritojnë të jetojnë më mirë”.

“Më duhet të ju uroj të gjithë juve për ndërtimin e kësaj infrastrukture të futbollit”.

Në pyetjen se si qëndron Kosova në futboll nëse krahasohet me vendet e rajonit, Zvonimir Boban është përgjigjur se Kosova qëndron më mirë se Kroacia sa i përket infrastrukturës në futboll.

“Nëse nisemi nga pika e infrastrukturës, jeni më mirë se Kroacia sepse ne nuk e kemi akademinë. Nuk është lehtë të krahasohet, por këtu federata është duke bërë një punë të madhe”.

“Po ashtu edhe nga pikëpamja e futbollit, ju keni futbollistë shumë të mirë. Të gjithë e dinë se lojtarët tuaj janë shumë të mirë”.

Më Shumë

Defekt në rrjetin e ujësjellësit në Drenocë, pritet rënie e presionit të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar për një defekt të shkaktuar në rrjetin transportues të ujit në fshatin Drenocë të Malishevës. Sipas njoftimit,...

Kamioni rrokulliset te hyrja veriore e autostradës “Ibrahim Rugova” në Prizren

Një kamion është rrokullisur te hyrja në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren. Sipas pamjeve të publikuara, aksidenti ka ndodhur në një segment të kësaj autostrade,...

Lajmet e Fundit