Kapen mbi 1 ton duhan të kontrabanduar në një depo në Prizren

Dogana e Kosovës njoftoi të enjten se ka konfiskuar mbi një ton duhan dhe cigare në një depo në regjionin e Prizrenit.

Sipas njoftimit, në këtë depo janë gjetur 822 kg duhan i grirë, 28 pako cigare (1 pako = 10kg) dhe një makinë për grirjen e duhanit.

“Pas një pune operative dhe hetimore sot pasdite njësit e Doganës kanë bastisur një depo të dyshuar për kontrabandë me duhan. Pas bastisjes janë gjetur sasi të konsiderueshme të duhanit të grirë si dhe cigareve të paketuara për shitje”, thuhet mes tjerash në komunikatën për media.

Tërë sasia është konfiskuar si dhe vlerësohet se po të arrinte në treg do të shkaktonte dëm mbi 50 mijë euro. Hetime lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.

Më Shumë

Në Rahovec mbahet dëgjimi publik me gra dhe vajza për buxhetimin gjinor

Komuna e Rahovecit ka mbajtur dëgjim publik me gra dhe vajza lidhur me buxhetimin gjinor, me fokus identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të tyre...

Liria luan ndeshjen e fundit në shtëpi, pret Suharekën në Prizren

Liria do të zhvillojë ndeshjen e fundit si vendase në këtë sezon të Raiffeisen Liga e Parë, ku do të përballet me Suharekën. Takimi...

Lajmet e Fundit