Dy fizioterapeutë ia shpëtojnë jetën futbollistit në ndeshjen e juniorëve në Prizren

Klubi Futbollistik Liria me anë të një postimi zyrtar në Facebook ka njoftuar për një ngjarje që ka mundur të jetë me pasoja të rënda sot në sfidën e juniorëve mes Lirisë dhe Istogut.

Mësohet se gjatë ndeshjes, pas një dueli në ajër, lojtari i juniorëve të Lirisë, Erand Bacaliu, ka humbur vetëdijen.

Për më keq, atij i është rrotulluar edhe gjuha, duke bërë që të pranishmit të kalonin në momente paniku.

Falë dy fizioterapeutëve që ishin të pranishëm në ndeshje, u arrit që të shmangej më e keqja.

Ky ishte njoftimi i plotë i klubit prizrenas:

Më Shumë

Sekuestrohen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren, në vlerë mbi 460 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren, në koordinim me Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, si dhe në bashkëpunim me Doganën...

Ambasadori austriak vizitoi Shkollën e Gjuhëve ‘URA’ dhe Qendrën ÖSD në Prizren

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, z.Georg Schnetzer, ka vizituar sot Shkollën e Gjuhëve "URA" dhe Qendrën e Provimeve ÖSD në Prizren. Ai në këtë institucion...

Lajmet e Fundit