Ishte duke e punuar tokën, vdes 54-vjeçari nga Prizreni pasi rrokulliset me traktor

Një burrë ka vdekur sot pasi u rrokullis me traktor derisa ishte duke e punuar tokën në fshatin Randobravë të Prizrenit, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili tha se viktima është 54-vjeçar.

“Kur Policia e ka marrë informatën ka qenë rreth orës 14:45. Viktima ka qenë duke e punuar arën me traktor dhe aksidentalisht është rrokullis traktori dhe e ka zënë viktimën përfundi. Nga të afërmit e tij është dërguar në emergjencë pastaj emergjenca e ka konstatu vdekjen e viktimës. Viktima është me inicialet N.H i vitit të lindjes 1968”, tha Bytyqi.

Më Shumë

Paradoksi i autenticitetit në epokën e konformitetit Eurovision-ist

Nga Robert Aliaj Ka diçka të çuditshme në faktin që një konkurs që shpall veten si kremtim i diversitetit kulturor, prodhon çdo vit një lloj...

Në Muzeun e Hidroelektranës në Prizren promovohet libri “Arti i Udhërrëfimit”

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, në Muzeun e Hidroelektranës të Prizrenit është promovuar libri “Arti i Udhërrëfimit”, i cili tashmë...

Lajmet e Fundit