4.7 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Prizren, 8 aktakuza, kundër 8 personave

Prokurori i Shtetit njofton se, nga prokuroritë themelore gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 33 aktakuza, kundër 39 personave për vepra të ndryshme penale, ka ndaluar për 48 orë 12 persona për vepra të ndryshme penale dhe parashtruar 2 kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj 2 personave për kryerje të veprave penale.

Sipas njoftimit,Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 3 persona, ka paraqitur 2 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy 2 personave, si dhe, ka ngritur 6 aktakuza kundër 8 personave për vepra të ndryshme penale.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, 1 person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 8 aktakuza kundër 8 personave, për vepra të ndryshme penale.

Kurse, Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 1 person të dyshuar dhe ka ngritur 2 aktakuza kundër 5 personave për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu,Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 3 persona, ka ngritur 14 aktakuza kundër 15 personave.

Po ashtu,Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 4 persona të dyshuar, në tre raste të ndara.

Edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur 3 aktakuza kundër 3 personave, për vepra të ndryshme penale.

Më Shumë

Gjimnazi ‘Gjon Buzuku’ përuron tetë SMART Board

Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren ka përfunduar me sukses projektin e pajisjes së tetë klasave me tabela të mençura (SMART Board), një hap i...

Qytetari gjen granatë dore në Rahovec, FSK-ja e demolon në mënyrë të kontrolluar

Në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec, gjatë kryerjes së punimeve me ekskavator, një qytetar ka hasur në një mjet të pashpërthyer, që dyshohet të...

Lajmet e Fundit