Dy të mitur vjedhën rroba në një lokal në Prizren

Janë shoqëruar dy persona të mitur në stacionin policor në Prizren, pasi të njëjtit kanë vjedhur rroba në një lokal.

Ata dyshohet se kanë kryer edhe vjedhje të tjera në lokacione të tjera.

“Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që kishin vjedhur rroba në lokalin e viktimën mashkull kosovar. Të dyshuarit dyshohet se kanë kryer edhe vjedhje të tjera në lokacione të tjera”, thuhet në raportin e policisë.

Siç bëhet e ditur me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com

Më Shumë

U zhduk nga shtëpia në Prizren, 14-vjeçarja gjendet pas disa orësh dhe kthehet te familja

Ka përfunduar me fat rasti i zhdukjes së një vajze të mitur nga Prizreni, e cila ishte larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes,...

LDK në Prizren diskuton organizimin e tubimit të 1 qershorit

Dega e Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka mbajtur mbledhjen e radhës së shtabit, ku është diskutuar organizimi i tubimit të 1 qershorit,...

Lajmet e Fundit