Muharremaj flet për qëllimin e festivalit “Suhareka na Bashkon”

Të dielën në emisionin “Familja ime” në Klan Kosova, u diskutua për festivalin “Suhareka na Bashkon” detikuar personave me aftësi të kufizuar, ku i ftuar ishte kryetari i kësaj komune Bali Muharremaj.

 

 

“Para një muaji patëm rastin të lëshojmë objektin për personat në nevojë, një objekt me standarde evropiane, ku donator kemi një biznesmen shumë të famshëm nga komuna e Suharekës”.

Kryetari Muharremaj, më tutje tregoi edhe për një tjetër donator, ku falë tij më 3 dhjetor të këtij viti pritet të nisë ndërtimi i një objekti i cili iu është dedikuar personave me sindromën Down.

“Ne jemi duku u munduar që të bëjmë më të mirën për këtë kategori, që të jenë të barabartë me të gjitha shtresat në komunën e Suharekës”, tha Muharremaj.

I pari i Suharekës, foli edhe për festivalin “Suhareka na Bashkon”, ku një organizimi i llojit të tillë mbahet për herë të parë në Kosovë, dhe pjesëmarrës do të jenë edhe shtetet ballkanike.

“Për ne është shumë me rëndësi promovimi i talentëve të kësaj kategorie, ndaj arti dhe muzika do të jenë pjesë e këtij festivali”.

Muharremaj, theksoi se transporti nga qyteti i Prishtinës do të jetë falas për të gjithë ata që duan të vizitojnë këtë festival, i cili nisi të mbahej këtë të shtunë në Palestrën Sportive në Suharekë.

 

Më Shumë

Policia në Prizren sekuestron dy armë zjarri

Brenda dy ditëve të fundit, Policia e Kosovës në Prizren ka sekuestruar dy armë zjarri në raste të ndara, duke parandaluar përdorimin e tyre...

Konfirmohet linja e deleve në Suharekë/ AUV-i merr masa urgjente në të gjithë vendin

Në fshatin Delloc të Suharekës është konfirmuar prezenca e sëmundjes “lija e deleve/dhive (Sheep Pox/GoatPox)”. Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia e Ushqimit dhe...

Lajmet e Fundit