Digjet fabrika e mobileve mbi 1 mijë m2 në periferi të Prizrenit

Një fabrikë e madhe e mobileve është kapluar nga zjarri e cila ndodhet në periferi të Prizrenit. Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Ka ndodhur një zjarr në një mobileri të madhe në periferi të Prizrenit. Mbi 1 mijë m2 i ka mobilieria, policia është në vendngjarje. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar”, tha Bytyqi për Express.

Më Shumë

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me ekspozitë artistike të fëmijëve dhe të rinjve

Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, është organizuar një aktivitet i veçantë artistik ku fëmijë dhe të rinj kanë shprehur...

Lajmet e Fundit