1.7 C
Prizren
E enjte, 11 Dhjetor, 2025

Qytetarja e Prizrenit ankohet për shtyllën elektrike, Totaj i përgjigjet pozitivisht në Facebook

Ka kohë që është dëmtuar një shtyllë elektrike në rrugën “Istikamet” në Prizren.

Ajo po rrezikon jetën e banorëve të kësaj lagjeje.

Banorja e lagjes, Afërdita Morina-Biffar, përmes rrjetit social Facebook ka kërkuar nga kryetari i Prizreni, Shaqir Totaj, që të intervenojë në KEDS, për të zgjidhur këtë problem.

“I nderuar kryetar i komunës, Shaqir Totaj! Kjo shtyllë që mund ta shihni në fotografi, po e rrezikon seriozisht jetën e banorëve të lagjes”, shkruan Morina-Biffar, shkruan “PrizrenPress”.

 

Kryetari Totaj menjëherë i është përgjigjur duke komentuar në profilin e qytetares, Morina-Biffar.

“Çfarë mund të bëj unë më tepër se që keni bërë ju duke lajmëruar KEDS-in?”, pyet Totaj.

Morina-Biffar falënderon Totaj.

“Faleminderit Kryetar për pyetjen! Modestinë ua vlerësojmë shumë. Një telefonatë e juaja nuk është e barabartë me gjithë telefonatat, e-mailet e kërkesat tona. Prandaj, do ta vlerësojmë shumë nëse vërtet do ta ngitni këtë çështje tek menaxhmenti i KEDS-it në Prizren”.

Premtimi i Totajt.

“Patjetër do te ngriti këtë çështje te KEDS, me shpresë se do të reagojnë”.

Tri orë më vonë, drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj, informon Morina-Biffar-in se kryetari Totaj ka intervenuar në KEDS.

“Kërkesa e kryetarit për këtë shtyllë, takova drejtorin e KEDS-it- më premtoj për intervenim”, tregon Lamaj.

Falënderimi i qytetares, Morina-Biffar.

“ Ju faleminderit shume drejtor, ju jemi shume mirënjohës juve dhe kryetarit Totaj!”/ PrizrenPress.com/

Më Shumë

Super ndeshje në Rahovec: Bashkimi mposhtet sërish

Rahoveci 029 ka realizuar një paraqitje të shkëlqyer para tifozëve të vet, duke mposhtur liderin Bashkimin me rezultat 77:72 (19:17, 21:17, 11:20, 26:18). Sfida...

Çeku: Projekte të mëdha kulturore e sportive po marrin formë në rajonin e Prizrenit

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka vazhduar vizitat në komunat e rajonit të Prizrenit, ku sipas tij po zhvillohen...

Lajmet e Fundit