1.7 C
Prizren
E martë, 24 Dhjetor, 2024

Kallëzim penal kundër dy oficerëve të UJ-së, për krime lufte në Landovicë

Gjykata-qekiqiFondi për të Drejtën Humanitare (FDH) ka ngritur kallëzim penal më 26 dhjetor kundër Bozidar Deliqct, ish-komandant i Brigadës së Motorizuar 549 të Ushtrisë Jugosllave (BRMO 549 UJ), Radivoj Paravinja, komandant i Grupit luftarak 3 dhe disa pjesëtareve të paidentifikuar e BRMO 549 UJ-së me dyshimin se kanë kryer krime të luftës kundër popullatës civile në fshatin Landovicë (komuna e Prizrenit) më 26 mars të vitit 1999.

Më 26 mars të vitit 1999, rreth orës 10:00, në qendër të Landovicës, gjatë konfrontimit mes UÇK-së dhe katër ushtarëve të BRMO 549 UJ-së ishin vrarë dy pjesëtarë të UJ-së dhe një pjesëtar i UÇK-së.

Pas këtij incidenti, rreth orës 11:00, me urdhrin e komandantit Bozidar Delic pjesëtarët e UJ-së kishin hapur zjarr artilerie tokësore dhe nga tanket nga disa pozicione pranë rrugës Prizren-Gjakovë, në Landovicë.

Predhat e para e kishin goditur shtëpinë e Ismet Gashit, ku kishte rreth 45 civilë, kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar. Një predhë kishte depërtuar në brendësi të shtëpisë, ku kishte shpërthyer duke e vrarë 16-vjeçaren Njomëza Morina.

Civilët e tjerë nga paniku kishin filluar të iknin nga shtëpia përmes një livadhi në drejtim të pyllit aty pranë. Pjesëtarët e UJ-së kishin hapur zjarr nga tanket dhe armët e këmbësorisë, me ç’rast kishin vrarë 12 civilë, përfshirë gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë. Janë plagosur edhe disa civilë të tjerë.

Fshati ishte granatuar deri në orën 15:00. Pas kësaj BRMO 549 e UJ-së hyri në qendër të fshatit. Në pesë shtëpi të ndryshme, ata gjetën pesë civilë, kryesisht të moshuar, dhe i likuiduan.

Të nesërmen, më 27 mars 1999, pjesëtarët e UJ-së i ngarkuan trupat e civilëve që ishin në afërsi të shtëpisë së familjes Gashi në automjetin “Zastava” dhe i larguan në drejtim të panjohur. Po të njëjtën ditë, tre pjesëtarë të paidentifikuar të Brigadës së motorizuar 549 të UJ-së me eksploziv e rrëzuan minaren e xhamisë së fshatit.

Trupat e gjashtë civilëve janë gjetur në një varr masiv në Batajnicë, dy trupa në një varr masiv në vendin Shirokë pranë Suharekës, një trup në fshatin Lubizhdë, ndërsa mbetjet mortore të pesë civilëve janë gjetur në vende të ndryshme në Landovicë. Edhe katër trupa nuk janë gjetur ende.

Kallëzimi penal kundër gjeneralit Delic është ngritur për shkak të urdhrit për sulm joselektiv ndaj popullatës civile, i cili rezultoi me vdekjen e civilëve, lëndime të rënda dhe dëmtime serioze të shëndetit të njeriut apo sulmit pa përzgjedhjen e cakut i cili godet popullatën civile, vrasjen e civilëve dhe shkatërrim arbitrar të pronave të civilëve nga neni 142 Kodi Penal i RFJ-së .

Viktimat e krimit në Landovicë janë: Njomëza (Ibish) Morina (1983), Dalife (Hazer) Gashi (1923), Ismet (Selman) Gashi (1952), Afrim (Eqrem) Gashi (1981), Fatime (Selman) Morina (1955), Festina (Islam) Morina (1997), Luljeta (Haxhi) Qarreti (1965), Bukurije (Xhemajl) Qarreti (1971), Diellza (Selajdin) Qarreti (1998), Nazmie (Haxhi) Qarreti (1984), Gëzim (Haxhi) Qarreti (1990), Kosovare (Nazim) Selimaj (1988), Kushtrim (Nazim) Selimaj (1991, Avdi (Ragip) Gashi (1939), Avdi (Haxhi) Morina (1935), Hadije (Mustafë) Gashi (1924), Shefki (Ali) Jahaj (1948) dhe Abaz (Sejdi) Krasniqi (1977).

Në mars të vitit 2013, FDH ka publikuar dosjen mbi aktivitetet e BRMO 549 të UJ-së dhe krimet e kryera në zonën e përgjegjësisë të këtij njësiti gjatë vitit 1999 në Kosovë.

Më Shumë

192 vjet nga lindja e prijësit ushtarak Haxhi Zeka

Haxhi Zekë Byberi, i njohur si Haxhi Zeka, ka qenë ndër organizatorët e Lidhjes së Prizrenit dhe përkrahës i krahut autonomist të saj, drejtues...

Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Furyt

Oleksandr Usyk ka arritur t’i mbrojë titujt në peshat e rënda, duke mposhtur sërish Tyson Furyn në Riad me vendim unanim. Dueli i dytë mes...

Lajmet e Fundit