Kurti falënderon Lajçakun për angazhimin në dialog me njohjen reciproke në qendër

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur sot në takim emisarin special të Bashimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Mirsolav Lajçak, i cili në më pak se 10 ditë ka ardhur dy herë në Prishtinë.

Siç bëhet e ditur në një kumtesë nga Zyra e Kryeministrit, Kurti ka falënderuar Lajçakun për angazhimin e tij në rrugën drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër, njofton Klankosova.tv.

Tutje bëhet e ditur se mbarëvajtja e procesit të dialogut, elementet e kornizës themelore të marrëveshjes, zbatimi i plotë dhe i shpejtë i udhërrëfyesit për energji dhe çështjet aktuale, ishin temat kryesore të diskutimit.

Më Shumë

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Lajmet e Fundit