1.4 C
Prizren
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Vajza e ish-shefit të Putinit ikën në Perëndim, për të shmangur arrestimin – pamjet tregojnë atë duke mbuluar fytyrën ndërsa kalon kufirin e Lituanisë

Disa pamje të publikuara nga mediat e huaja thuhet se tregojnë momentin kur vajza e shefit të dikurshëm të presidentit rus Vladimir Putin iku në perëndim në këmbë për të shmangur arrestimin – disa orë pasi policia bastisi rezidencën e saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ylli televiziv dhe politikania e opozitës Ksenia Sobchak, 40 vjeçe, e cila ka qenë kritike ndaj Putinit, me sa duket është parë duke kaluar kufirin bjellorus për në Lituani, një anëtare e NATO-s, në pikën kufitare Vidzy, 170 kilometra në veri të Minskut, sipas raporteve.

Sobchak, vajza e Anatoli Sobchak, një kryebashkiak liberal i Shën Petersburgut, për të cilin Putin shërbeu si deputet në vitet 1990, ka kontakte të gjera mes të pasurve dhe të fuqishmëve të Rusisë.

Dhe pamjet e kamerave të vëzhgimit duket se tregojnë Sobcak, e shoqëruar nga një burrë i panjohur, duke mbuluar fytyrën teksa kalon kufirin, raporton agjencia e lajmeve RIA Novosti.

Pamjet u zbuluan me sa duket nga kamerat kufitare të Bjellorusisë – dhe Lituania konfirmoi sot se Sobchak kishte hyrë në shtetin baltik duke përdorur një pasaportë izraelite.

Sobchak, e cila e njeh Putinin që kur ishte fëmijë, u largua nga Rusia për në Bjellorusi përpara se të hynte në Lituani disa orë pasi hetuesit rusë bastisën shtëpinë e saj luksoze në një periferi prestigjioze të Moskës.

Policia tha se kontrolli në shtëpinë e saj ishte pjesë e një hetimi për keqbërje të dyshuar nga drejtori i saj i medias, Kirill Sukhanov, i cili u arrestua me akuzën e zhvatjes.

Sobchak hodhi poshtë akuzat kundër Sukhanov të martën si ‘marrëzi’ dhe e përshkroi arrestimin e tij si pjesë e përpjekjeve të autoriteteve për të mbytur median e pavarur.

Pamjet me sa duket tregojnë Sobhak duke kaluar përmes kontrollit të pasaportave të Bjellorusisë në orën 13:32 me orën lokale të mërkurën dhe i thotë një oficeri të kontrollit kufitar se ajo po shkonte për në Lituani.

Sobchak më pas shihet duke u shoqëruar nga dy burra me uniformë teksa ajo mban çantën e saj në kufirin aktual, përcjell Telegrafi.

Drejtori i Departamentit të Sigurisë Shtetërore të Lituanisë (VSD) Darius Jauniškis konfirmoi se Sobcak kishte hyrë në Lituani.

Ai i tha radiostacionit Zhinyu Radijas se ajo kishte nënshtetësi izraelite dhe mund të hynte pa vizë dhe të qëndronte për 90 ditë pa vizë.

“Deri më tani ne nuk kemi informacione të inteligjencës se ajo mund të përbëjë një kërcënim për shtetin lituanez”, tha ai. “Nëse do të kishte një informacion të tillë, sigurisht që do të merreshin disa masa”.

Më herët gjatë luftës, Sobchak kishte udhëtuar në Izrael dhe ishte kthyer në Rusi, por në atë kohë mohoi raportet se asaj i ishte lëshuar një pasaportë izraelite.

Ndryshe, Lituania normalisht tani bllokon hyrjen e qytetarëve rusë për shkak të luftës së Putinit.

Ndërkaq shkencëtari politik rus Sergei Markov pretendoi se një ‘zyrtar i rangut të lartë’ kishte informuar Sobchak se ajo përballej me arrestimin.

Kjo bëri që ajo të largohej nga Rusia, tha ai.

Koha e njoftimit të medias shtetërore ruse se ajo ishte larguar nga Bjellorusia për në Lituani ishte vetëm 36 minuta pasi ajo me sa duket ishte liruar për dalje nga roja kufitare Bjellorusia.

Kjo mund të tregojë se Putini i kishte dhënë asaj leje të heshtur për të ikur në Perëndim, në vend që ta shihte ‘numën’ e tij të mbajtur në paraburgim si armiqtë e tjerë politikë. /Telegrafi/

Më Shumë

Ngritet aktakuzë për krime lufte ndaj popullsisë civile në Suharekë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit V.N, për...

Superliga mbyll fazën vjeshtore, vëmendja te derbi lokal në Suharekë

Sot përfundon faza vjeshtore e Superligës me dy ndeshje kryesore. Në Suharekë zhvillohet derbi lokal mes Ballkanit dhe Suharekës, me fillim në ora 13:00. Në...

Lajmet e Fundit