0.1 C
Prizren
E premte, 12 Dhjetor, 2025

Tërheqja e 30% të Trustit, vjen lajmi i fundit nga Kuvendi i Kosovës

Projektligji për Trustin nga e enjtja e kaluar është në duart e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kështu tha ligjvënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili ka treguar edhe procedurat deri në seancën e votimit.

 

Papilomi ?e se sasušiti, a paraziti oti?i za 3 dana! Zapišite!

Kurti duke e rrahur Thaçin e Veselin – Video montazha e çuditshme e faqes …
“Të enjten projektligji iu është shpërndarë deputetëve. Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere duhet ta trajtojë atë. Komisioni e ka për obligim që brenda dy javësh ta trajtojë dhe pastaj dy deri në katër javë sipas rregullores duhet të vijë në seancë për votim”, ka thënë deputeti Haxhiu.

Por, ende nuk dihet se kur do të shkojë ky projektligj për votim.

Ky projektligj, së paku me aq sa dihet deri më tani, nuk e ka marrë ende mendimin e Qeverisë së Kosovës, afati për të cilën procedurë ka kaluar më 21 tetor.

Për lejimin e tërheqjes së 30 përqindëshit të Trustit, organizatorët e peticionit kanë paralajmëruar protesta më 5 nëntor.

Herën e parë, në muajin qershor të këtij viti, Projektligji që synonte t’ua mundësonte qytetarëve tërheqjen e 30 përqindëshit të mjeteve të tyre të grumbulluara në Fondin Pensional.

Kjo ishte kundërshtuar nga ana e Qeverisë por edhe nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Mirëpo një tërheqje e mjeteve nga “Trusti” ishte miratuar nga qeveria Hoti në vitin 2020. Gjithsej 427 mijë e 371 qytetarë të Kosovës bënë tërheqje të shumave të ndryshme nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Më Shumë

Brod, gjendet i vdekur 18-vjeçari që u shpall i zhdukur

18 vjeçari Yll Hiseni, është gjetur i vdekur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim. Ai ishte shpallur i zhdukur që nga mesnata e...

Arrestohet 27-vjeçari në Rahovec, i gjendet armë dhe mbi 120 fishekë gjatë kontrollit në shtëpi

Një incident i rëndë i sigurisë është regjistruar mëngjesin e djeshëm në fshatin Kramovik të Rahovecit. Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta Sinjali, gjatë hetimeve për një...

Komunizmi ka vdekur

Lajmet e Fundit