9.8 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Totaj inspekton asfaltimin e rrugës ‘Xhemë Gigollaj’

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj së bashku me bashkëpunëtorë ka vizituar punimet që po zhvillohen në rrugën “Xhemë Gigollaj”, ku është bërë shtrimi i shtresës së dytë me asfalt.

Kjo rrugë bën lidhjen e qytetit nga lagjja “Arbanë” me autostradën “Ibrahim Rugova”.

“Komuna e Prizrenit është e përkushtuar që ta përmisojë jetën e qytetarëve në çdo aspekt – nuk ndalon së realizuari projekte infrastrukturore në çdo rrugë të qytetit, periferisë dhe fshatrave”, thuhet ndër të tjera në njoftim. “Puna drejt vizionit për një Prizren të zhvilluar po vazhdon me intensitet të shtuar”./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Përkujtohet Komandant “Ftyra”

Nën organizimin e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së – dega në Malishevë, është mbajtur...

RTSH shpall këngëtarët pjesëmarrës në Festivalin e Pranverës

Radio Televizioni Shqiptar ka publikuar listën e këngëtarëve konkurrues të Festivalit të Pranverës. Ky aktivitet, për të cilin ka nostalgji nga disa breza artdashësish, rikthehet...

Lajmet e Fundit