3 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Kurti: Astrit Dehari është aktivisti i cili nuk shuhet kurrë

Sot janë bërë gjashtë vjet nga vdekja e mistershme e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Me rastin e 6-vjetorit të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari janë bërë homazhe te varri i tij në varrezat në Dragodan.

Kryeministri i kosovës, Albin Kurti tha Astrit Dehari është aktivisti i cili nuk shuhet kurrë “dhe i cili na bën që ne t’ia përkujtojmë rrugën për të ardhur deri këtu”.

“Sot janë mbushur gjashtë vjet pa aktivistin, studentin, patriotin shembullor, Astri Dehari. Lëvizja Vetëvendosje e ka pranë në zemër ashtu siç Astriti e kishte Vetëvendosjen në zemër. Dhe sot Astrit e Arbënori janë të varrosur pranë njëri-tjetrit dhe ne këtë gjashtë-vjetor të mbytjes së Astrit Deharit në burg të Prizrenit, vizituam familjen e tij, tetëtn Xhelile, Axhën Avni, Arsën e vogël dhe vendosëm lule të freskëta te varri i tij. Astrit Dehari është aktivisti i cili nuk shuhet kurrë dhe i cili na bën që ne t’ia përkujtojmë rrugën për të ardhur deri këtu”, tha ai, raporton RTKlive.

Ndërsa prindi i Astritit, Avniu ka falënderuar të gjithë ata që po i vizitojnë si familje.

Ndërsa Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu theksoi se rasti i Astrit Deharit është rasti më i rëndë që ka ndodhur në Kosovën e pas luftës. Ajo tha se i mbetet prokurorisë të vazhdojë hetimet pa vonesa. “Ka neglizhencë nga prokurori i rastit”, theksoi ajo.

Edhe Shefja e Grupit Paralmentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha vdekja e Astritit është humbje e madhe për familjen dhe Kosovën. Ajo ka kërkuar që të zbardhet ky rast.

 

Më Shumë

Komuna e Malishevës organizon vizita për orientim në karrierë për nxënësit e klasave IX

Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës ka miratuar realizimin e vizitave të nxënësve të klasave të nënta në Shkollën e Mesme...

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Alush Kastratit i zhdukur nga 7 marsi

Kërkimet për ta gjetur 80-vjeçarin, Alush Kastrati i zhdukur që nga 7 marsi, po vazhdojnë. Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, në bashkëpunim me...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit