15.6 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026

Rritja e pagave e domosdoshme

Rritja e çmimeve në vend ka ngritur edhe domosdoshmërinë e rritjes së pagave. Së fundmi, thirrjet për rritje pagash në sektorin privat, ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka arsyetuar me faktin e rritjes se çmimeve dhe bashkë me to edhe fitimet e bizneseve private.

 

Ai i tha RTK-së se me ligjin e pagave rregullohet sektori publik. Por, përfaqësues të biznesit dhe sindikatës së sektorit privat thonë se propozimi nuk është i analizuar mirë dhe se Qeveria duhet të kujdeset fillimisht për sektorin publik.

Propozimin i Qeverisë për rritje pagash në sektorin privat, po shihet si sfidues dhe jo e analizuar mirë nga përfaqësues të komunitetit të biznesit. Në emisionin ‘Aktual’ në RTK, Hamdi Malushaj nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thotë se thirrja e Qeverisë është diskriminuese.

“Kur po të thotë ai ty, 3 muaj, pas 3 muajve cili qenka paga e punëtorit? Me ia zbrit a? Ai të vetat ia zbrit na tonat nuk mundemi asnjë herë më”,tha Hamdi Malushaj, anëtar i Bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se Qeveria duhet të kujdeset fillimisht për sektorin publik.

“Qeveria e Kosovës i thirr pronarët e kompanive me iu rrit pagat punëtorëve, arsyeshëm. Megjithatë, Qeveria e Kosovës për t’i thënë një partneri një pronari të kompanisë: rrite pagën! së pari duhet me u nis nga oborri i vetë. ” Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat

E thirrjet për rritje pagash në sektorin publik, ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka sqaruar për RTK-në.

“Ne kemi bë thirrje për sektorin privat që t’i rrisin pagat sepse është koha, konsiderojmë që duhet t’i rrisin pagat dhe për këtë arsyeje ne si Qeveri, kemi shpallur masë mbështetëse në mënyrë që t’i mbështesim të gjitha bizneset që rrisin pagat deri në 50%,…Konsideroj që do të duhet të shfrytëzohej kjo masë nga bizneset sepse është mese e nevojshme sidomos tani kur çmimet janë rritur e në anën tjetër bashkë me çmimet janë rritur edhe fitimet e kompanive apo bizneseve private”, tha Murati pwr RTK.

Murati ka publikuar masën qeveritare që të mbështesë secilin biznes që rrit pagat e punëtorëve duke subvencionuar 50 % të rritjes së pagës, për 3 muajt e parë, aplikim ky do të zgjas deri më 20 dhjetor.

Më Shumë

Junior 06 siguron finalen e Play-Off-it U14

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau ka siguruar kualifikimin në finale të “Play-Off”-it, pasi ka mposhtur Penzën edhe në ndeshjen e...

Deep Purple emocionojnë kryeministren japoneze me një vizitë të shkurtër

Grupi legjendar britanik “Deep Purple” i ka dhuruar një moment të veçantë kryeministres japoneze Sanae Takaichi, gjatë një vizite të shkurtër në Tokio, në...

Lajmet e Fundit