42-vjeçari në Prizren kërcënon me “AK-47” dhëndrin e tij

Polica e Kosovës, të enjten rreth orës 23:30, përmes e-mailit ka pranuar një informatë se më datën 27 tetor kishte ndodhur një rast i kanosjes në Prizren.

“Pas një mosmarrëveshjeje i dyshuari E. S., 42-vjeçar, ka kanosur dhëndrin e tij A.K., 56-vjeçar, gjatë kanosjes i dyshuari në duar mbante një pushkë automatike ‘AK-47’”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari dhe është konfiskuar arma, një pushkë automatike “AK 47” me dy karikatorë të zbrazët.

“Në konsultim me prokurorin, është iniciuar rast për ‘Kanosje’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Rasti mbetet nën hetime të mëtejme në Stacionin Policor Prizren”, thuhet në njoftim e Policisë.

Më Shumë

Fatmir Limaj: Fitore! Faleminderit Malishevë

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas mbylljes së kutive të votimit, duke shpallur fitoren në atë që historikisht konsiderohet si bastioni...

Zyrtare: Arian Azemi firmos për dy vite me Bashkimin

KB Bashkimi ka vazhduar me kompletimin e skuadrës për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar afrimin e Arian Azemit. “Mirë se vjen, Arian Azemi! Ariani është zyrtarisht...

Lajmet e Fundit