A i erdhi fundi rrugëtimit të Neymar në Kupën e Botës?

Neymar nuk u largua nga stadiumi të enjten mbrëma duke u dukur në formë të mirë.

Lëndimi i lojtarit ishte një aspekt negativ i fitores së skuadrës së tij, kur ai dëmtoi kyçin e këmbës dhe u largua nga stadiumi me një shqetësim serioz.

Gjatë daljes, Neymar mund të shihej i thyer emocionalisht, dhe duke çaluar.

Pavarësisht se u pyet nga gazetarët për gjendjen e tij fizike, ylli brazilian nuk pranoi të thoshte asgjë. Orët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ditur shkallën e dëmtimit të kyçit të këmbës së tij

Pavarësisht ënjtjes së dukshme, brenda kombëtares braziliane thonë se nuk mund të ishte gjë tjetër veçse një frikë.

Një orë pas përfundimit të ndeshjes, Ramiro Lasmar shpjegoi se Neymar pësoi një ndrydhje dhe se do të duhet të priten 48 orë për të parë se si do të evoluojë. /Albanianpost.com

Më Shumë

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Aktorët trumbetues elektoralë

Nga Azem Lajqi 1. Shfaqja pompoze e një grupi mërgimtarësh në ANP, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke trumbetuar emrin e një miti modern, ishte ngacmim...

Lajmet e Fundit