13.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Nisen hetimet për financim të paligjshëm të Macronit në fushata nga një kompani amerikane

Prokurorët financiarë të Francës, kanë nisur hetime ndaj presidentit francez Emannuel Macron, për lidhjet e tij me firmën amerikane të konsulencës McKinsey.

McKiney, është nën hetime prej disa kohësh mbi dyshimet se mund të ketë pasur përfitime të jashtëligjshme përmes aferave korruptive me tender publikë.

Sipas agjencisë së lajmeve, Le Parisien, prokurorët kanë ngritur dyshime se edhe vetë presidenti i Francës mund të ketë pasur dijeni për shkelje të ligjit nga ana e kësaj kompanie.

Dyshohet se Macron është financuar në mënyrë të paligjshme gjatë fushatave elektorale, si në vitin 2017 ashtu edhe në 2022.

 

 

Ndërkohë që nuk është konfirmuar se hetimi ka në shënjestër fushatën e Macron, u tha se një gjë e tillë po bëhej publike pas disa raportimeve.

Zyra e Macron ka njoftuar se e ka marrë parasysh hetimin, duke shtuar se prokurorët tani duhet të kryejnë punën e tyre “në të gjithë pavarësinë”.

Kompania e konsulencës McKinsey ka mohuar vazhdimisht çdo akuzë, ndërsa bëhet e ditur se hetues i kësaj çështjeje do të jetë edhe Serzh Turner, drejtues i hetimeve për financime të dyshimta për ish-presidentin Nikolas Sarkozi dhe për hetimet mbi punësime fiktive të familjarëve në administratë shtetëore nga ish-kryeministri Fronsua Fijo.

Më Shumë

Vjosa Duraj emërohet Drejtoreshë e Tatimit në Pronë në Prizren

Ekipit të ekzekutivit në Komunën e Prizrenit i është bashkuar Vjosa Duraj, në pozitën e Drejtoreshës së Tatimit në Pronë. Lajmin e ka bërë të...

Disa lagje në Prizren mbesin pa ujë për shkak të një defekti në rrjetin transportues

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se disa zona të Prizrenit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes si pasojë e një defekti në...

Lajmet e Fundit