4.4 C
Prizren
E diel, 1 Shkurt, 2026

Latifi ankohet se Qeveria nuk e mbështeti Rahovecin në projektligjin e buxhetit

Smajl Latifi, kryetar i Komunës së Rahovecit, është ankuar se Qeveria e Kosovës nuk e ka përkrahur Komunën e Rahovecit për sa i përket projektligjit të buxhetit për vitin 2023.

Ai ka thënë se pos që nuk janë mbështetur me ndonjë projekt konkret janë larguar edhe disa projekte të rëndësishme që financoheshin nga Qeveria.

“Ne kemi shumë pak mbështetje financiare sipas projektligjit për buxhetin e vitit 2023. Ne kemi edhe largim nga kodet që janë financuar nga Qeveria e Kosovës si bie fjala trajtimi dhe rregullimi i shtratit të përroit Hoqë e Madhe, Bresoc, Hoqë e Vogël, Nagavc deri në Krushë. Ka qenë projekt që është financuar nga Qeveria e Kosovës dhe nuk e di pse e kanë larguar këtë projejkt”, ka thënë Latifi në “Frontal” të T7.

Ai e ka përmendur edhe një qerdhe në qytet si dhe një shkollë në një fshat në Pastasel të Rahovecit.

Latifi ka thënë se i kanë kryer të gjitha obligimet me kohë. Mandje ka treguar se ka pasur takime miqësore me ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku dhe atë të Infrasrukturës, Liburn Aliu.

“Kemi pas takime miqësore me ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku, por edhe Liburn Aliu. Ne e kemi arsyetu mjaftueshëm, mandje edhe takime fizike që i kemi pasur me ministrat e linjës”, ka thënë ai.

I pyetur në këtë situatë mos ka ndikuar përkatësia e tij politike si pjesë e AAK-së, ndërkaq Qeverinë e drejton VV-ja, Latifi ka thënë se për këtë duhet të pyetet Kurti dhe ministrat e tij.

Sipas një raporti të Institutit GAP, Qeveria e Kosovës i ka favorizuar komunat që drejtohen nga VV-ja.

Më Shumë

Brezovica, Prevalla e Peja zonat e preferuara – Mbi 9 mijë shqiptarë vizituan Kosovën për 24 orë

Fundjava ka sjellë një rritje të ndjeshme të lëvizjeve drejt Kosovës, ku destinacionet turistike dimërore po tërheqin gjithnjë e më shumë qytetarë.   Brezovica, Prevalla dhe...

Arrestimi i kryesuesit të KKZ-së në Prizren, avokati Gjini: Veprim i paligjshëm

Kryesuesi i KKZ-së në Prizren ndalohet për intervistim, mbrojtja pretendon shkelje ligjore Kryesuesi i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Prizren, Nysret Bytyqi është arrestuar dhe...

Lajmet e Fundit