11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Skandali i BE-së: Vërejtje ndaj Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut që nuk i kanë vënë viza Kosovës

Komisioni Evropian të hënën ka prezantuar raportin e pestë mbi monitorimin e regjimit pa viza nga Bashkimi Evropian me Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë si dhe me Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën.

Sipas raportit, të gjitha vendet në fjalë vazhdojnë të përmbushin kërkesat për liberalizimin e vizave dhe kanë bërë progres në adresimin e rekomandimeve të vitit të kaluar, .

 

 

Në anën tjetër, i njëjti raport fokusohet në veprimet e ndërmarra për adresimin e rekomandimeve të bëra nga Komisioni në raportin e katërt të vitit të kaluar për të siguruar përmbushjen e vazhdueshme të kërkesave për liberalizimin e vizave.

Po ashtu, aty theksohen edhe disa vërejtje për vendet e caktuara.

 

 

Një vërejtje skandaloze i është bërë Maqedonisë së Veriut që s’i ka përshtatur politikat e vizave me atë të BE-së, duke ia lejuar hyrjen edhe shtetasve të Kosovës.

“Maqedonia e Veriut nuk ka ndërmarrë veprime në vitin 2021 për të harmonizuar më tej politikën e vizave të vendit me atë të BE-së. Shtetasit e vendeve të mëposhtme, të cilëve u kërkohet viza për hyrje në BE, gëzojnë ende qasje pa viza në Maqedoninë e Veriut: Azerbajxhan, Botswana, Kubë, El Salvador, Kosovë* dhe Turqi”, thuhet në raport.

 

 

“Çdo devijim i mëtejshëm nga lista e BE-së për vendet që u kërkohen viza duhet të shmanget. Maqedonia e Veriut duhet të sigurojë përparim në përafrimin e politikës së saj me listën e BE-së, veçanërisht në lidhje me ato vende të treta që paraqesin migrim të parregullt ose rreziqe të sigurisë për BE-në. Kjo do të jetë një temë e rëndësishme e dialogut të vazhdueshëm ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut. Në kuadër të mekanizmit të pezullimit të vizave dhe në përputhje me nenin 8 të Rregullores për viza, Komisioni do të monitorojë dhe vlerësojë vazhdimisht veprimin e Maqedonisë së Veriut drejt harmonizimit të vizave me BE-në”, vijon raporti.

Të njëjtën vërejtje nga Komisioni Europian e ka marrë edhe Mali i Zi që lejon qytetarët fqinjë të Kosovës të hyjnë pa viza në tërë vitin.

“Mali i Zi nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të harmonizuar politikën e tij mbi vizat me listën e vendeve që u kërkohen viza nga BE-ja. Përkundrazi, në vitin 2021 dhe në fillim të vitit 2022, Mali i Zi u zhvendos më tej nga politika e rekomanduar. Shtetasit nga Armenia, Kazakistani, Rusia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Kuba, Ekuadori, Turqia, Katari dhe Kosova* vazhdojnë të përjashtohen nga kërkesat për viza për qëndrim të shkurtër. Për disa nacionalitete, përjashtimet janë sezonale dhe – për të tjera – ato janë të vlefshme gjatë gjithë vitit”.

“Të gjitha vendet vazhduan të merrnin masa për të adresuar migracionin e parregullt. Megjithatë, nevojiten përpjekje të mëtejshme për të adresuar shqetësimet e vazhdueshme”.

Sidoqoftë, KE-ja thotë se përafrimi me politikën e vizave të BE-së është thelbësore për funksionimin e mirë të regjimit pa viza me BE-në.

“Mungesa e harmonizimit me politikën e vizave të BE-së mund të çojë në rritjen e ardhjeve të parregullta dhe duhet të trajtohet si një çështje prioritare në të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor”.

Nga ana tjetër, marrëveshjet për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, u nënshkruan nga krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, më 3 nëntor, në samitin në kuadër të Procesit të Berlinit. Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnje dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova u pajtuan paraprakisht për marrëveshjet, në tetor, pas disa javësh negociatash të udhëhequra nga Gjermania.

Procesi i Berlinit u vendos në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, me qëllim të lidhjes dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara se të anëtarësohen në BE.

Aktualisht Kosova është vendi i vetëm në rajon, qytetarët e së cilës nuk kanë liberalizim të vizave në vendet Schengen.

Më Shumë

Rrëzohen propozimet serbe që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Ti je për mua një krijesë e trishtë

Poezi e shkruar nga Cesare Pavese. Përktheu: Orjela Stafasani Ti je për mua një krijesë e trishtë një lule e përkohshme poezie që bash në çastin kur e...

Lajmet e Fundit