Sigal Prishtina triumfon kundër Ponte Prizrenit

Sigal Prishtina ka mposhtur Ponte Prizrenin në xhiron e 14-të të Prince Caffe Superligës.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 71:77 (22:19, 17:21, 18:15, 14:22).

Ndeshja pati rrjedhë ku herë njëra e herë tjetra merrnin dominimin, por në fund fitorja ishte e mysafirëve.

Te Ponte Prizreni u dallua Dachon Burke me 32 pikë e nëntë kërcime, kurse te Sigal Prishtina më të mirët ishin Dustin Thomas me 21 pikë e 11 kërcime dhe Derrick Wilson me 20 pikë e nëntë kërcime.

Ponte Prizreni kanë gjashtë fitore e shtatë humbje, ndërsa Sigal Prishtina dhjetë fitore e katër humbje.

Më Shumë

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Lajmet e Fundit