11.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

Fest 61, Elsa Lila “rrëmben” çmimin e parë

Elsa Lila është fituesja e çmimit të parë të Festivalit të 61 të Këngës në RTSH. Me këngën “Evita”, Elsa Lila u rikthye në Festival pas 25 vitesh, ndërsa u vlerësua nga juria me pikët maksimale.

Ndiej shumë në këtë moment! Dhe e kam shumë të vështirë ta përmbledh, gjithnjë lëmsh dhe një histori që më rikthen pas në vite. Gjithë kjo falë jush, inspirimit tuaj, dashamirësisë së jurisë dhe një orkestre të mrekullueshme, falë një stafi të palodhur dhe vajzës sime që më dha kaq inspirim! Ju falënderoj nga zemra për emocionet që më keni dhënë gjatë Festivalit. Jam shumë ë lumtur që ju e pëlqyet këngën, e perceptuar dhe jam e lumtur që edhe pse nuk kanë kaluar as dy ditë, ju e këndoni”, u shpreh Elsa Lila pasi u ngjit në skenën e madhe për të marrë çmimin.

Në vend të dytë u rendit Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”, ndërsa në vendi i tretë u mor nga 2 Farm me këngën “Atomike.

Kujtojmë se kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision 2023 do të zgjidhet nga votat e publikut.

Më Shumë

31-vjeçari nga Prizreni arrestohet në Gjermani dhe ekstradohet në Kosovë

A. D., 31 vjeçar nga Prizreni, është arrestuar dhe ekstraduar në Kosovë nga Gjermania. Aktualisht, ai ndodhet në një nga qendrat korrektuese të vendit. Duraku...

Vetëvendosje zhvilloi takim me banorët e fshatit Gjonaj të Hasit

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka organizuar një takim me banorët e fshatit Gjonaj të Hasit, ku diskutuan mbi zhvillimet politike aktuale në vend. Kliko videon: https://www.facebook.com/watch?v=917978133581555 Kryetari...

Lajmet e Fundit